Personat e huaj të cilët depozitojnë një aplikim, bashkë me kërkesën për regjistrimin e treguesit gjeografik, bashkëngjisin kopje të dokumentit publik ose akt tjetër juridik në gjuhën zyrtare të vendit të origjinës, si dëshmi që vërteton regjistrimin e treguesit gjeografik në vendin e origjinës, të përkthyer në gjuhën maqedone dhe të noterizuar.